Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020, prindërit janë drejtuar dyqaneve për të finalizuar përgatitjet për fëmijët e tyre. Shpenzimet e prindërve për fëmijët nisin që me blerjen e librave dhe mjetet e nevojshme shkollore.

Ndërkohë ndryshe nga vitet e tjera, kostoja për prindërit rritet edhe më shumë pwr shkak të masave anti COVID. Shifra që duhet të shpezojnë prindërit thonë se është e papërballueshme në krahasim me të ardhurat që kanë. Sidomos kur kanë më shumë se dy apo tre fëmijë.

Fëmijët tregojnë se presin me padurim të rikthehen në shkollë, ndërsa kanë marrw edhe masat mbrojtëse.

Shpenzimet për shkollën duket se për familjet shqiptare janë tepër të vështira për t’u përballuar. Kërkesat e fëmijëve sa vijnë dhe rriten edhe gjatë vitit duke e vështirësuar edhe më shumë situatën ekonomike për prindërit.