Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike në Shkodër ka filluar zbatimin e projektit “Forcimi i kapaciteteve për llogaridhënie nga institucionet lokale kundrejt komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.

Projekti i cili u prezantua në ambjentet e Hotel “Colosseo” financohet nga Bashkimi Europian dhe do të zgjasë 6 muaj. Sipas menaxheres së projektit Ray Koci me anë të këtij projekti synohet që të monitorohet shërbimi social që ofron pushteti lokal në zonat respektive për këtë komunitet.

Të drejtat e kësaj shtrese vunerabël që parashikohen në ligj nuk janë plotësuar asnjëherë tregon Koci

Nga ana tjetër ky projekt ka për synim gjithashtu pjsemarrjen e këtyre komuniteteve në procese vendimmarrje , si në mbledhjet e këshillit bashkiak Shkoder apo institucionet e tjera të varësisë lokale.

Një ndër rezultatet e pritshme në projekt është që të paktën 3 përfaqësues të komuniteteve do të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit bashkiak si formë pjesëmarrje dhe monitorimi të ofrimit të shërbimeve