Në “Institutin Yonus Emre” në qytetin e Shkodrës u prezantua panairi me pijet dhe esencat tradicionale turke të përdorura gjerësisht si freskuese dhe si burim shërimi në shumë sëmundje.

Vizitorët patën mundësi të shijojnë nga afër këto pije sic ishin shurupet., kafja turke dhe cajrat.Aktivitetin e përshëndëti drejtori i Institutit “Yonus Emre” Zafer Kiyici teksa përmendi pijet e skalitura nga kultura turke shprehu kënaqësinë që e ndan këtë përvojë me të pranishmit.

Programet e prezaniimit të gostitjes së pijeve janë element të kulinarisë turke e cila zë një vend të rëndësishëm në kulturën e shtetit turk.Pijet e përgatitura nga vlera ushqyese të shumëllojshme të cilat sipas vecorive shtohen edhe substanca të tjera të ushqimeve.

Nga pijet që janë skalitur në kulturën turke mund të përmendim hoshafin, komposton, lëngun e rrepës, mushtin, llallën, bozën, cajin e zi, cajin a bardhë, kafenë, limonatën, salepin, shurupet e shumë të tjerë.

Nga këto pije tradicionale që njihen sit ë shkëlqyera në aspektin e shijes dhe ndikimit të dobishëm të shëndetit, shurupi shquhet si pije e shëndetshme në cdo stinë

Disa nga pijet që i përkasin kulturës së shurupeve turke të cilat përgatiten nga përzierja e frutave dhe erëzave të ndryshme janë shurupi i sarajeve,

shurupi i hurmës indiane, shurupi i rrushit të papjekur , shurupi uthuth-mjaltë, shurupi i frutave si ai i kumbullës, mollës, rrushit, portokallit , pjeshkës etj”.

Pijet turke dhe kuzhina turke nuk ka karakter homogjen. Pijet turke trashëgimtare e asaj otomane, janë një nga më të famshmet dhe të çmuarat në botë. Turqia mban rekordin botëror për konsumimin më të madh për banorë, të çajit.

Çaji serviret bollshëm nëpër gota qelqi ose në filxhanë çaji. Turqit e nisin pijen e çajit në mëngjes për ta vazhduar më pas me intervale të rregullta përgjatë gjithë ditës, edhe pas darke

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 8.8 VITE BURG BIZNESMENIT TË FASONERISË
Artikulli tjetërMURIQAN, GUSHTI SHTON RADHËT