“Cikli i Nibelungëve” është libri i autorit të ri shkodran Jubel Mataj të cilin e promovoi në mjediset e qendrës rinore Arka. Legjenda e Unazave është një legjendë e lashtë nordike për të cilën autori i librit Mataj është frymëzuar nga kjo mitologji të cilat i kanë dhënë një nxitje për të sjellë këtë botim që është i pari për të.

Mataj deri në botimin e librit “Cikli i Nibelungëve” ka lexuar dhe analizuar nga anglishtja materiale të ndryshme rreth saj duke u bazuar në disa burime të ndryshme dhe duke sjellë për lexuesit një vepër të munguar.

Jubel Mataj ka lindur në vitin 2001 në Shkodër dhe është rritur në një familje ku përjetoi shijet e muzikës klasike dhe letërsisë por njëkohësisht është tërhequr edhe nga arti pamor. Filloi që herët të merret me skulpturë dhe pikturë ndërsa ka hapur më përpara edhe dy ekspozita.

Studimet e larta kanë një fokus drejt shkencave ekzakte por Mataj ka një pasion edhe historinë, letërsinë, filozofinë dhe mitologjinë duke sjellë edhe librin e parë “Cikli i Nibelungëve”.

Artikulli paraprakSHKODËR, GJASHTË TË ARRESTUAR PËR VJEDHJE MAKINE
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT: TË PASTROHET KANALI KULLUES