Elida Rusta ka promovuar në Shkodër në hollin e teatrit “Migjeni” librin e dytë me poezi me titull “Ëngjëjt nuk mbahen për dore”. Dramaturgu dhe shkrimtari Fadil Kraja dhe kritiku letrar Zija Vukaj vlerësuan veprën e Elida Rustës

Gazetari dhe publicist Albert Vataj duke shfrytëzuar poezitë e Elida Rustës që mund të vijnë për një lexues të përzgjedhur vuri në dukje problemin e botimit të shumë librave të cilët në fakt nuk kanë asnjë vlerë, ndryshe nga poetja Rustja që ka treguar në poezitë e saj shpirtin artistik

Vetë poetja Rusta shprehet se libri i saj me poezi trajton tema të ndryshme sociale
Në librin e Elida Rustës janë përmbledhur rreth njëqind poezi të cilat autorja i ka shkruar në dhjetë vjetët e fundit. Tematikë e këtij libri është dashuria ndërsa libri i parë i saj mban titullin “Njëmijë vjet Ajkunë”.