Pas shumë vitesh kontribut në veriun e Shqipërisë, austriakes Marianne Graf iu kushtua një libër që u promovua në bibliotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti.

Ky libër është i autores Lindita Sina e cila ka sjellë të përmbledhur humanizmin e Marianne Graf për shumë vite me radhë.

Redaktoria e librit, Lindita Komani solli një fragment nga ky botim i saj kushtuar humanistes Marianne Graf.
Vetë Marianne Graf erdhi në Shkodër duke marrë pjesë në këtë promovim të këtij libri që vjen si vlerësim për kontributin e saj shumë vjeçar.

Marianne Graf për shumë vite ka realizuar një sërë projektesh në veriun e Shqipërisë në ndihmë të familjeve në nevojë duke sakrifikuar por edhe duke e cilësuar atë si burrnesha shqiptare.