Është promovuar në bibliotekën e Shkodrës libri “Mullini i Erës” me autor shkrimtarin nga Ulqini Gani Karamanaga. Ky libër flet kryesisht për vuajtjet e shqiptarëve gjatë viteve të vështira në shtetin fqinj të Malit tëZi.

Personazh kryesor i librit “Mullini i Erës” është Ibrahim Karamanaga, një shqiptar i Ulqinit që emigroi për shumë vite në Australi duke i shpëtuar shtypjes së ish Jugosllavisë ndërsa zgjodhi që varri i tij të jetë në Ulqin.

Të pranishmit në bibliotekën “Marin Barleti” ku u bë promovimi vlerësuan librin “Mullini i Erës” të Gani Karamanagës që sjell ngjarje e personazhe të ndryshme që lidhen me atë vite të vështira që përjetuan shqiptarët përtej kufirit.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDON KONKURSI MES SHKOLLAVE NË TEATËR
Artikulli tjetërKA PERFUNDUAR PA GOLA PJESA E PARE E NDESHJES VLLAZNIA-SKENDERBEU