Kështu ka nisur dita e punës për punëtorët e biznesit fason në qytetin e Shkodrës.

Kushtet e vështira të punës ,norma e lartë dhe kërkesa e llogarisë në këmbim me pagën e ulët, nxori në protestë punonjësit e fasonerive në zonën e Fermentimit

Ata shprehen se punën në rrobaqepësi e nisën me qepjen e një numri që për ta ishte i përballueshëm por së fundmi norma mbërriti në dyfishin e prodhimit dhe kjo sipas tyre rëndon në ekonomine e tyre duke mos marrë rrogën e plotë mujore.

Gratë shprehen se nuk do të rikthehen në punë në rast se nuk marrin një pergjigje.

Për të negociuar me punonjësit mbërriti administratori i fasonerisë Aleksandër Leqejza i cili deklaroi se problemi i punonjësve do të rihsikohet. Ai tha se është gati për bisedime me përfaqësine që do të zgjedhin punonjësit

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e biznesit fason në qytetin e Shkodrës protestojnë për kushtet e vëshira në punë, mungesën e kontratave, sigurimeve etj.