A kanë akses qytetarët e Shkodrës për të realizuar lëvizjen e tyre në mënyrë ekonomike, të shëndetshme dhe sa më pak ndotje? .

Kjo është pyetja që i lind natyrshëm cdokujt dhe në bazë të eksperincave këto vite koha ka ktreguar se qytetarët e shkodrës janë të penalizuar për faktin se korsive të bicikletave i kanë zënë vendin automjetet. Gjatë një vëhzgimi të shkurtër që Star Plus bëri ra në sy se korsitë e dedikuara për bicikleta janë zënë nga drejtuesit e automjeteve

Në Shkodër kanë qenë jo të pakta rastet kur kanë ndodhur aksidente me biçikletë. Për shkak të mungesës së korsive dhe ndërgjegjësimit të pakët qytetarë e sidomos të shoferëve, shpesh përdoruesit e dyrrotakëve e gjejnë veten në rrezik.

Pavarësisht se Shkodra cilësohet si qyteti i biçikletave, ndërsa hapësirat zaptohen nga drejtuesit e automjeteve . Një problematike e tillë është prezente prej kohësh në qytetin e Shkodrës, ku edhe ato pak korsi biçikletash që janë zaptohen nga automjetet.

Ndërkohë, policia bashkiake apo rrugore kërkohet që të ndërhyjë në më shumë raste. Ndaj duket tepër e largët endrra kur Shkodra të ketë edhe ajo korsitë e posacme për bicikletat, në mënyrë që përdoruesit e saj përvec hobit që kanë të mos e gjejnë vetën në rrezik