Pjesa më e madhe e qytetarëve të Shkodrës kanë qëndruar në shtëpi por ka nga ata të cilët shihen duke ecur në rrugët e qytetit. Një pjesë nuk kanë marrë masa mbrojtëse duke dalë pa maska dhe doreza.

Disa janë për shëtitje për të shfrytëzuar diellin dhe ngrohtësinë e kësaj dite e ndërsa një pjesë tjetër shprehen kanë qenë të detyruar të dalin nga shtëpitë për të kryer punë të nevojshme.

Ndalimi i qarkullimit dhe qëndrimi në shtëpi ndihmon për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe kalimin sa më shpejtë të kësaj situate të vështirë që po kalojnë shumë shtete mes të cilave edhe Shqipëri me mbi 30 të prekur me COVID 19.