Aktualisht vendi ynë vijon të jetë në një situatë të rrezikshme sa i takon përballjes me COVID-19. Qytetarë të cilët qëndrojnë të grumbulluar dhe pa maska, është kjo pamja që gjen në tregjet e fruta perimeve në qytetin e Shkodrës.

Edhe pse virusi është ende prezent, një pjesë e qytetarëve tregohen neglizhent ndaj këtyre masave, duke mos përdorur maskën apo mbajtjen e distancës së kërkuar si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga infektimi ndaj COVID-19.

Ndërkohë fakti që nuk janë edhe aq të frikësuar nga infektimi me koronavirus, bën që qytetarët të mos i përdorin masat mbrojtëse.

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi vazhdon të rritet në qytetin e Shkodrës, por sërish kjo nuk i frikëson qytetarët. Pavarësisht këshillave të mjekëve për të zbatuar masat anti COVID, qytetarët vijojnë të mos i zbatojnë në rrugë apo në tregjet e fruta-perimeve ndërsa bëjën pazarin.