Ditën e djeshme ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur vendimin zyrtar të qeverisë , ku njoftoi qytetarët rreth vendosjes së detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura në mënyrë që të parandalojë përhapjen e COVID-19.

Në rast mozbatimi të këtij detyrimi do të gjobiten 2 mijë lekë të reja. Një vendim të tillë qytetarët shkodran e kanë quajtur shumë të drejtë.

Një pjesë e qytetarëve pavarësisht se vazhdojnë ta quajnë si një lojë përhapjen e COVID-19, thonë se janë të detyruar ti përdorin maskat për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Qytetarët duhet të përdorin maskat kudo në ambiente të mbyllura, administratë, transport publikë , qëndra tregtare ashensor etj. Në të kundërt shkelësit do të penalizohen me gjobë për çdo thyerje rregulli.