Punimet në rruga “Bashej” në qytetin e Shkodrës po shkojnë drejt përfundimit. Me një fond 66 milion lekë ajo është kthyer në standarte optimale duke lehtësuar ndjeshëm lëvizshmërinë e banorëve.

Për më shumë se tre dekada në këtë rrugë nuk është ndërhyrë asnjëherë thonë banorët e saj, ndërsa vënë në dukje problemet e shumta me të cilat janë përballur.

Në përmbyllje të punimeve ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila theksoi se rruga është realizuar me të gjithë infrastrukturën e plotë, duke përmbushur kërkesat e banorëve.

Edhe kjo rrugë, si të gjitha të tjerat u rikonstruktua nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.