Qytetarët të shumtë të cilët duan të kryejnë vizitat shëndetësore pranë Poliklinikës së Specialiteteve në qytetin e Shkodrës duhet të përballen në fillim me radhët e gjata në korridoret e këtij institucioni.

Të moshuarit kryesisht janë ato që e vuajnë më shumë pritjen pas dyerve. Ato shprehen se nuk kanë mundësi të presin gjatë në radhë për shkak të problemeve shëndetësore.

Radhët e gjata kanë vite që vijojnë të jenë prezente në poliklinikën e Shkodrës. Mungesa e një sistemi është edhe arsyeja e pritjes së gjatë të qytetarëve që duan të marrin shërbim mjekësor pranë Poliklinës.

Disa herë, këta qytetarë kanë kërkuar që të përmirësohen shërbimet që ky institucion ofron, por deri tani nuk është marrë masë për një sistem radhe.

Në kushte të tilla, atyre u duhet vetëm të gjejnë ndonjë ditë kur radha nuk është shumë e gjatë, në mënyrë që të kryejnë në kohë vizitën e tyre pranë mjekut specialist.

Artikulli paraprakNGA GUATAMALA, ART NË PEDONALEN E SHKODRES
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ROZAR DODMASEJ”