13 tetori është dita ndërkombëtare e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. Në këtë ditë Prefektura e Qarkut Shkodër dhe bashkia Shkodër organizuan një panair me temë “Reduktimi I Rrezikut të Fatkqësive Natyrore” që vjen në kuadër të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, financuar nga Bashkimi Europian. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni deklaroi se gjithmonë mund të jemi në kohë për të reduktuar rrezikun nga fatkeqësitë natyrore.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se çështja e emergjencave civile në Shqipëri duhe që të ketë një rëndësi shumë më të madhe nga qeveria shqiptare duke qenë se ende nuk është prioritet në buxhetin e qeverisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh se reforma e qeverisë për strukturat e emergjencave civile ka përmirësuar situatën.

Ky panair që u mbajt në hollin e bashkisë Shkodër synon shkëmbimin e përvojave si dhe masave të duhura kur bëhet fjalë për reduktimin e katastrfoave natyrore duke qenë se Shkodrës për shkak të pozicionit gjeografik është gjithnjë një rajon i rrezikuar kryesisht nga përmbytjet.