Efektivët në repartin Zjarrëfikës në Shkodër prej më shumë se 27 vitesh detyrohen të kryejnë operacionet e shpëtimit me automjetet e amortizuara të cilat pothuajse kanë dalë jashtë funksionit. Ridvan Bushati, përgjegjës në ndërhyrjen e shpejtë në repartin Zjarrëfikës bën të ditur se automjetet janë prodhim i viteve ’73, ’83 dhe ’85 dhe kostoja për mirëmbajtjen e tyre është shumë e lartë.

Shtatë automjetet kanë kapacitet të vogël të ujit, ndaj nuk mjaftojnë për të mbuluar vatrat e zjarrit aktive që mund të jenë gjatë verës shprehet Bushati.

Një nga zjarrëfikësit më të vjetër në këtë repart është Triumf Lekiqi. Ai shpreh shqetësimin e tij sa I takon gjendjes në të cilat ndodhen mjetet zjarrëfiëkse.

Gjithashtu, problem për shërbimin zjarrëfikës në Shkodër vijojnë të mbeten mungesa e hidrantëve në pallate.

Artikulli paraprakADMINISTRATORI: FILLOJMË ASFALTIMIN E DY RRUGËVE
Artikulli tjetërDRURË PEMËSH NË VEND TË SHTYLLAVE ELEKTRIKE