Prej më shumë se 10 ditësh rezonanca magnetike në spitalin e Shkodrës është jashtë funksionit. Shumë pacientë nga qëndrojnë në pritje për kryerjen e këtij ekzaminimi të rëndësishëm.

Mjekët thonë se heliumi element ky kimik ka mbaruar dhe për këtë janë njoftuar inxhinierët e firmës kontraktore Siemens të cilët kanë nisur importimin e kësaj lënde nga jashtë shtetit pasi në tregun tonë një lëndë e tillë nuk është në shitje.

Shefi i Imazherisë Agim Dokaj tregon se rezonanca magnetike është momentalisht në shërbim mirëmbajtje dhe referuar inxhinierëve të firmës Siemens ky shërbim do të vihet në funksion shumë shpejt.

Shefi i imazherise thekson se rezonanca magnetike nuk eshte nje ekzaminim emergjence ndersa vizitat realizohen vetem me planifikim.

Mjeku Dokaj tregon se edhe skaneri ka qëndruar për disa ditë jashtë funksionit , ndërkohë është vënë në shërbim pasditen e një dite më pare.

Rezonanca magnetike në Spitalin e Shkodrës u vu në funksion në muajin Mars të 2016 e cila mbulon të gjithë zonën e veriu.

Ky sherbim i ka kushtuar buxhetit te shteti 95 milion leke,por fale ketij investimi, tashme 3000 paciente nga i gjithë veriu janë në pritje deri në vënien në shërbim të rezonancës