Në bibliotekën “Marin Barleti “ është ribotuar libri “Epopeja e llomit kombëtar” I aktorit të humorit shkodran Gjosho Vasija. Një libër në të cilin humoristi ka përmbledhur krijimet më të bukura të tij ndër vite. Vajza e aktorit, Angjela Vasija tregon mes emocionesh rëndësinë që kjo risjellje e librit për të e sigurisht, rikujtimi që I bëri edhe një herë figurës së të atit Gjosho Vasija.

Maxhid Cungu, drejtori I bibliotekës “Marin Barleti” tregon se Gjosho Vasija ka spikatur në dy fusha të ndryshme siç janë sporti dhe arti.

Studiuesi Gjovalin Çuni vlerëson kontributin e dhënë nga aktori I humorit Gjosho Vasija.
Një moment I veçantë në këtë aktivitet u shënua edhe nga regjizori I bejtave shkodrane Bujar Zyrali dhe Isuf Çoku të cilët I dhuruan vajzës së aktorit Gjosho Vasija kitarën më të cilën I ati kishte filluar karrierën si bejtaxhi.

Aktori I njohur I humorit shkodran Gjosho Vasija u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare. Gjatë jetës së tij numëron qindra bejta apo kupleta të krijuara dhe të njohura për spektatorin shkodran.

Kontributi I tij në art nuk u ndal vetëm në qytetin e Shkodrës por në shumë qytete të tjera të vendit duke lënë një trashëgimi kulturore që I ka rezistuar kohës. Për të kujtuar kontributin e Gjosho Vasisë, në aktivitetin e promovimit ishin edhe 2 parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

Artikulli paraprakSHKODËR, FA FUSHATË PËR REKRUTIMIN E USHTARËVE
Artikulli tjetërI VRANË DJALIN 1 VIT MË PARË, TRITOL BANESËS