Bashkia e Shkodrës ka nisur investimin në një tjetër rrugë në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për rrugën “Vllaznimi” në lagjen “Mark Lula” e cila në cdo stinë dimri bëhej e pakalueshme si pasojë e reshjeve të shiut .

Punimet në këtë rrugë me një gjatësi 349 metër linear kanë nisur me 18 shkurt të këtij viti dhe pritet që të përfundojnë me 29 prill 2019. Banorët e zonës falenderojnë bashkinë në lidhje me këtë investim që ka nisur, mirëpo

nga ana tjetër ata shprehen se në dy rrugë paralele në këtë lagje nuk janë parashikuar kanalizimet e ujrave të zeza ndaj rreth 15 familje aty kanë kontribuar me paratë e tyre për të bërë kanalizimet

Në rikonsktruksionin e rrugës “Vllaznimi” janë parashikuar kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, asfaltim, shtrim trotuaresh dhe ndricim.

Nga ky investim përfitojnë me mijëra banorë të zones,Kjo është një zonë që ka qenë e mbytur në ujë, por tani kjo gjendje merr fund, falë investimit për një infrastrukturë të mirë e me standarde.