Drejtoria e transportit rrugor në shërbimet që ofron tashmë ka disi risi për të gjithë qytetarët. Sipas drejtores rajonale në Shkodër Egla Mirashi tashmë pronësia e mjeteve mund të ndërrohet edhe pranë drejtorisë së transporteve ndërsa bën të ditura edhe disa ndryshime të tjera në favor të qytetarëve.

Drejtorja Mirashi flet edhe për targat e veçanta, targat e provës dhe tashmë një risi janë edhe targat souvenir.

Për të gjithë ata qytetar që nuk mund të marrin shërbimin gjatë javës, çdo të mërkurë drejtoria e transportit rrugor në Shkodër është e hapur deri në orën 19:00 për të ofruar shërbime të ndryshme.