Mbrëmjen e së premtes, në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës u rishfaq premiera e komdisë së zezë “Zona e Pritjes” me skenar të Marina Vujçiç dhe regji të Fatos Berishës. Një shfaqje e cila ishte parashikuar të shfaqej në muaji prill, por për arsye subjektive trupa e aktorëve e sollën para spektatorit shkodran edhe një herë në këtë fund shtatori.

Rita Gjeka, mes emocionesh dhe pas një momenti të vështirë në jetën e saj pas humbjes së bashkëshortit, tregon se kjo shfaqje duhej kthyer me doemos para publikut pavarësisht se për të ishte një ngarkesë e vështirë emocionale

Tashmë pjesa “Zona e Pritjes” është kërkuar që të jetë pjesëmarrëse në shumë festivale të ndryshme

Nikolin Ferketa, në rolin e një të pastrehi me ëndrra të mëdha pas shfaqjes tregon se mesazhet që përcjell shfaqja “Zona e Pritjes” janë bashkëkohore.

“Zona e pritjes” është një komedi e zezë që zhvillohet kryesisht në hollin e një siptali dhe shfaq probleme të ndryshme sociale përmes lojës së aktorëve duke përcjellë mesazhe të forta për publikun.

Artikulli paraprakSHKODËR, NË “MARUBI” BISEDË ME ARTISTEN BLERTA HOÇIA
Artikulli tjetërSHKODER, KERCENON ME ARME BASHKESHORTEN, ARRESTOHET 29-VJEÇARI