Presidenti i Republikës Ilir Meta ndër 19 emrat për të cilët dha titullin “Mjeshtër i Madh” për 100 vjetorin e shoqërisë Vllaznia, një prej tyre është edhe ish-mundësi shkodran Rrok Bardeli.

Pas këtij nderimi, Bardeli mblodhi të gjithë miqtë e tij në një festë. Ish-trajner Eljaz Ahmeti kujton Vllazninë në mundje të asaj kohe me shumë trofe si dhe kontributin e Rrok Bardelit.

Të pranishëm në këtë festë të Rrok Bardelit ishin edhe disa miq nga qytete të tjera.

Rrok Bardeli është pjesë e asaj plejade mundësish të Vllaznisë të cilët fituan shumë trofe dhe medalje duke nderuar emrin e Shkodrës në rang kombëtar dhe Shqipërinë në nivele botërore.

Artikulli paraprakSHKODËR, ERËRAT E FORTA DËME NË RRJETIN ELEKTRIK
Artikulli tjetërMAJA KOÇIJANÇIÇ: DJEGIA E MANDATEVE MINON PROGRESIN, PRESIM DIALOG