Një roje i institucionit të Zyrës së Punës në Shkodër, është gjendur këtë mëngjes i vdekur në vendin e tij të punës.

Burime bëjnë me dije se Agron Gokovi, 58 vjeç, dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.