Strehimi dhe papunësia mbeten ende problemet më të mëdha të komunitetit rom pavarësisht të gjitha politikave sociale të hartuar për ta. E nëse në arsimin e tyre janë bërë më tepër përpjekje, gjetja e një strehëze apo e një pune ende shihet si pamundësi e neglizhencë.

Në Shkodër qindra familje rome kanë ngritur baraka prej druri të mbuluara me plastmasë , ndërsa edhe për komunitetin Egjiptian nuk është bërë sa duhet. Një fakt të tillë e bën të ditur Kreu i Shoqatës së Romëve dhe Egjiptianëve dega Shkodër Kydret Shatza

Shatza kërkon që edhe ata të jenë qytetarë të barabartë dhe jo të diskriminuar, cka sipas tij e tregon edhe mungesa e investimeve apo projekteve në zonat ku ato banojnë.

Papunësia e mungesa e një strehe janë problemet kryesore me të cilat përballen prej cdo ditë pjestararët e dy komuniteteve

Artikulli paraprakSHKODËR, RREZIKU NGA MBIKALIMET HEKURUDHORE
Artikulli tjetërKATEGORIA E DYTË, BARAZON ADA, FITON VLLAZNIA B