Komuniteti rom dhe egjiptian në Shkodër vazhdojnë që të kenë një sërë problematikash të cilat nuk zgjidhen prej 30 vitesh pothuajse. Këto problematika u rikonfirmuan edhe njëherë tjetër pas një projekti të organizatës “Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike i cili kishte në fokus forcimin e kapacitetevedhe llogaridhënien nga ana e institucioneve lokale në Shkodër.

Pas disa takimeve të zhvilluara mes komunitetit rom dhe egjyptian me përfaqësues të bashkisë Shkodër në kuadër të këtij projekti këto problematika që nisin që nga papunësia dhe përfundojnë tek infrastruktura janë formalizuar dhe janë dorëzuar në bashkinë Shkodër me idenë për të gjetur zgjidhje. Disa prej problematikave i tregon kreu i komunitetit rom dhe egjiptian Kydret Shatza

Altin Nika, drejtues i organizatës “Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike” tregon rreth këtij projekti që tashmë është mbyllur

Projekti ka zgjatur në një afat kohor prej 6 muajsh por i ka shërbyer komunitetit rom dhe egjiptian që të takohen me drejtues të bashkisë Shkodër dhe të flasin drejtpërdrejtë mbi problematikat si dhe të formalizojnë në rrugë zyrtare kërkesat që ata kanë.

Artikulli paraprakBSPSH SHKODËR, TUKA: SHKODRA VATËR E PAPUNËSISË
Artikulli tjetërTIRANË, ARRESTOHET SHKODRANI SADETIN ERKOÇEVIÇ