Jo vetëm mbikalimet e paligjshme, por dhe ato të ligjshme, për shkak të mungesës së sinjalistikës po kthehen në një preçedent tepër të rrezikshëm.

Pergjate linjes hekurudhore Shkoder-Lezhe, mbikalimet e hapura vijojne te jene nje rrezik serioz per jeten e kalimtareve.Gjate natës mungon edhe ndriçimi prane mbikalimeve mbi hekurudhe, gje e cila e shton tej mase rrezikun nga perplasja me trenin.Pergjate linjes hekurudhore Shkoder-Lezhe, ka me shume se 104 mbikalime te cilat jane te hapura dhe

burim aksidentesh per kalimtaret.Nuk kanë munguar ndër vite rastet e aksidenteve më pasoja në jetë njerëzish gjatë përpjekjeve për të kaluar mbi këto mbikalime të paligjshme.

Ne 30 vitet e fundit, në të dy anët e hekurudhave dhe fare pranë traseve janë bërë ndërtime të shumta, ndërkohë që mungon një studim i mirëfilltë për këtë situatë dhe se si mund të parandalohen tragjeditë.Prej vitesh, hekurudha shqiptare jo vetëm është lënë pas dore nga shteti, por ka qenë dhe objekt i vjedhjeve apo grabitjeve të ndryshme.

Ky rrezik rritet edhe më shumë kur shikon që në këto shina kalojnë shumë fëmijë të vegjël, ndonjëherë të pa shoqëruar nga prindër ,por edhe mosha e tretë, e cila jo në pak raste ka probleme me shikimin apo dëgjimin.

Rasti më I fundit ishte një ditë më parë kur treni i linjës Shkodër-Tiranë përplasi një motoçikletë në Laç. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili u dërgua menjëherë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.