Vetëm gjatë këtij viti në shtëpinë e foshnjes 0-6 vjeç janë birësuar 4 fëmijë.

Drejtorja e këtij institucioni Angjela Radovani deklaron se krahasuar me vitet e kaluara gjatë 2018-ës ka një interesim më të madh të familjeve që kërkojnë të birësojnë të vegjlit. Kryesisht janë çiftet pa fëmijë.

Procedurat për birësimin e një fëmijë fillojnë me përgatitjen e dokumenteve të nevojshme dhe mbarojnë me vendimin e Gjykatës.

Sipas drejtores Radovani në legjislacionin tonë ka dy lloje birësimesh.

Shtëpia e foshnjes 0-6 vjeç në Shkodër, ofron shërbimet trajtim rezidencial dhe ditor për 17 fëmijë në total mes të cilëve edhe ata me probleme të ndryshme.