“Selim Gjyrezi” është një nga rrugët e lagjes “Kiras” në të cilën jetojnë prej vitesh një numër I lartë banorësh. Si shkak I amortizimit, kalimi në këtë zonë bëhet I vështirë në të gjitha stinët. Një problem më të theksuar kanë drejtuesit e mjeteve të cilët tregojnë se si shkak I pranisë së gropave dhe rrugës pa nivel dëmi I shkaktuar në makinat e tyre është I konsiderueshëm.

Edhe pse të zhgënjyer nga puna ndër vite, banorët kanë një kërkesë ndaj institucioneve përgjegjëse.

Deri më tani, të shumta kanë qenë kërkesat drejtuar institucioneve përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge me gjatësi jo më shumë se 200 metër, e cila bën lidhjen e shumë rrugëve të tjera dytësore në këtë lagje.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET BASHËS PËR MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT: MOS NA PROVOKONI, NUK E MERRNI DOT PENG KUVENDIN
Artikulli tjetërBASHA MESAZH TË FORTË: NDRYSHIMIN NUK E NDAL ASKUSH