Mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve është ndër problematikat e cila prej vitesh është prezente në disa zona të qytetit të Shkodrës. E tillë është edhe rruga e Tafilcëve, pak metra larg qendrës së qytetit e cila është dëmtuar prej kohësh. Gropat e mëdha në rrugë pengojnë qarkullimin e qytetarëve në këtë zonë.

Banorët që jetojnë në këtë zonë tregojnë se edhe më parë ka patur dëmtime të kësaj rruge, por është bërë ndërhyrje e duhur nga institucionet përgjegjëse ndërkohë që kësaj here rruga është lënë në dorë të fatit.

Ndërhyrja ka kosto më të vogël kur problemi kapet që në fillesa tregon një prej banorëve.
Rruga e Tafilicëve është ndër më të frekuentuarat në qytetin e Shkodrës për shkak të nurmit të madh të banorëve por edhe për faktin se në një hapësirë kaq të vogël zhvillojnë mësim 3 shkolla mjaft të frekuentuara nga nxnësit.

Si shkak I gropave të mëdha në këtë rrugë, shoferët e automjeteve detyrohen të dalin nga korsitë e tyre duke rreu bërë kështu shkak I disa aksidenteve. Në një situatë të tillë, institucioneve përgjegjëse nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ndërhyjnë në rikonstruksionin e rrugës para se ajo të shkatërrohet.