Mbi 100 familje të Bërdicës vazhdojnë që të mbajnë të bllokuar punimet në rrugën Shkodër-Velipojë. Bëhet fjalë për segmentin nga Harku i Bërdicës deri në Bërdicë e Madhe që ka të paktën afro 2 vite që është bllokuar sepse e gjithë toka e banorëve është shfrytëzuar për rrugën, ndërsa banorët thonë se ende nuk kanë marrë nga shteti dëmshpërbimin që i takon.

Për pronarët e tokave që preken nga aksi i parë i rrugës Shkodër – Velipojë një metër tokë është vlerësuar me 2 mijë lek metri katror.Rruga Shkodër – Velipojë në pjesën më të madhe të saj është ndërtuar, mirëpo segmenti hyrës mbetet i bllokuar për shkak të mospërfundimit të procesit të shpronësimit.

Shkodër-Velipojë është një nga rrugët më të rëndësishme në veri të vendit, jo vetëm në funksion të turizmit, e banorëve që jetojnë aty, por për gjithë ekonominë e vendit, por punimet e tejzgjatura dhe mos përfundimi në afate ka thyer cdo limit.

Kjo për shkak se Velipoja është një nga pikat kyçe, që vizitohet çdo vit, kryesisht gjatë sezonit veror nga pushuesit nga Kosova dhe rruga që e lidh me Shkodrën, konsiderohet si shumë e rëndësishme.

Artikulli paraprakZJARRET MASIVE NË SHQIPËRI, XHACKA: KEMI ANGAZHUAR 200 DJEM E VAJZA TË FA NË SEMAN, SHKODËR DHE LEZHË
Artikulli tjetërPS SHKODËR, ILIR BEQAJ PRITET SI I DELEGUARI I RI