Kjo është një nga rrugët në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës e cila është e vështirë për t’u kaluar në këmbë dhe e pakalueshme me mjete të tjera si bicikletë apo makinë. Rreth 30 familje që jetojnë në këtë zonë përballen shumë herë gjatë ditës me vështirësitë e qarkullimit si shkak si amortizimit të rrugës. Banorët tregojnë se një situatë e tillë vetëm sa I vështirëson jetën dita-ditës.

Gjatë 10 viteve të fundit, banorët e lagjes “Partizani” kanë ndërmarrë iniciativa personale për rehabilitimin e rrugës dhe më pas kanë kërkuar nga institucionet që të shtrojnë vetëm shtresën asfaltike, por nuk kanë marrë asnjëherë mbështetje. Në një situatë të tillë, mes zhgënjimesh ata detyrohen të pranojnë realitetin e vështirë duke jetuar mes gropave dhe pluhurit të rrugës qëkrijohet nga thatësira e stiëns së verës.

Artikulli paraprakANTI-INFORMALITETI/ DENAJ: ‘STOP ‘MARIFETEVE’ TË BIZNESEVE PËR T’I SHPËTUAR NDËSHKIMEVE, DO KETË NDRYSHIME NË LIGJ
Artikulli tjetërGOLEMI, FSHATI “I THARË” PËR UJË