Prej vitesh vazhdon të jetë në gjëndje tejet të amortizuar rruga pas kalasë në Shkodër e cila lidh dy nga lagjet më të vjetra, Tepe me Ajasëm. Për pasojë kalimi në këtë zonë bëhet i vështirë. Një problem më të theksuar kanë drejtuesit e mjeteve të cilët tregojnë se si shkak i pranisë së gropave dhe rrugës pa nivel dëmi i shkaktuar në makinat e tyre është i konsiderueshëm.

Rikonstruksioni i këtij aksi do të ndihmonte ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytet.
Në të dy anët e rrugës mbizotrojnë grumbujt e mbetjeve urbane të cilat bllokojnë rrugën duke krijuar edhe më shumë vështirësi për kalimtarët.

Pavarësisht kërkesave të banorëve deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për asfaltimin e këtij aksi i cili është jo pak i rëndësishëm në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakOFL NE SHKODER, I KERKON DEKLARIMIN E PASURISE 4 SHTETASVE
Artikulli tjetërGOLEM, “JEMI PA UJË, KEMI SHPRESË VETËM TEK PUSET”