https://youtu.be/YJFzAQcQxp418 kilogram lëndë narkotike e llojit cannabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Malit të Zi në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit që lidh Shqipërinë me shtetin fqinj.

Në pranga ka rënë një 55 vjeçar me inicialet M.SH. Në njoftimin e saj policia e shtetit bën të ditur se policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, kanë goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike duke arrestuar 55 vjeçarin.

Në Pikën e Kalimit Kufitar e përbashkët Muriqan – Sukobinë bën të ditur policia, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në dalje të Shqipërisë një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Sh., 55 vjeç, me pasaportë Serbe.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare, i cili dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit. Gjatë kontrollit të përbashkët fizik të dy policive në automjet u konstatua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, veprimet e mëtejshme procedurale i ka kryer policia e Malit të Zi. Njoftim vijon më tutje duke thënë se specialistët e Antidrogës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër po vijojnë

veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë tentativë trafiku, përfundon njoftimi i policisë së shtetit.

Në këtë mënyrë tashmë përveç arrestimit të shtetasit M.SH me pasaportë serbe policia shqiptare dhe ajo malazeze tashmë po hetojnë për ta zbardhur të plotë këtë rast të trafikut ndërkombëtar.

Efektivët do të hetojnë personat që kanë siguruar sasinë e drogës prej 18 kilogram në Serbi ose Malin e Zi por edhe destinacionin e kësaj lënde narkotike cannabis sativa.

Pavarësisht kontrolleve në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit për të mos lejuar trafikimin e lëndëve narkotike sërish tentativat për ta bërë një gjë të tillë mbeten shqetësuese për të dy policitë, atë shqiptare dhe malazeze.