80 kilogram drogë është sasia e sekuestruar nga policia vendore e Shkodrës dhe komisariatit i Malësisë së Madhe gjatë natës së kaluar.

Policia e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe intensifikuan punën përmes një operacioni të përbashkët me njëra-tjetrën duke arritur kështu të konkretizojë me sukses punën. Në total forcat e policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe arrestuan 6 persona.

Kështu sipas burimeve policore në pranga kanë rënë shtetasit: Kristjan Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Milaj. Keta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të një pike kufitare.

Sipas burimeve sasia prej 80 kilogram drogë e sekuestruar është e llojit canabis sattiva. Të njëjtat burime bëjnë me dije se sasia e drogës po tentohej që të transportohej përmes pikës kufitare drejt shtetit fqinj të Malit të Zi me destinacion vende të tjera të Europës.

Mes personave të arrestuar sipas policisë shtetasi Gjeto Pepaj cilësohet nga efektivët si më kryesori i këtij grupi të trafikut të drogës.

Këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe komunikonin herë pas here me kode për transportimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi ndërsa secili dyshohet se kishin role të ndara brenda grupit.

Fillimisht policia e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe kanë marrë informacion në rrugë operative për këtë grup të trafikimit dhe transportimit të drogës drejt Malit të Zi.

Pas hetimeve disa mujore edhe përmes metodave speciale dhe përgjimeve u arrit që ky operacion i nisur të konkretizohet me sukses duke arritur në sekuestrimin e 80 kilogramëve drogë si dhe arrestimin e 6 shtetasve të lartpërmendur.

Ky nuk është rasti i parë sepse edhe më përpara grupe apo persona të ndryshëm janë arrestuar duke transportuar sasi të ndryshme droge nga Shkodra drejt Malit të Zi ndërsa

pak kohë më parë në liqenin e Shkodrës tek Vija e Vrakës u gjet drogë e braktisur në brigjet e liqenit që dyshohet se përdorej për transport në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Artikulli paraprakU-19, VLLAZNIA KËRKON KUALIFIKIMIN NDAJ ASTANA
Artikulli tjetërGJENDEN PJESË TË TRUPIT TË GAZETARIT NË KOPSHTIN E KONSULLATËS SAUDITE