Shkodra vazhdon të jetë një ndër qarqet më të prekura nga COVID-19. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë konfirmoi 11 raste të reja të infektuara me Koronavirus, në qarkun Shkodër. Tetë raste janë rregjistruar në bashkisë Shkodër, ndërsa tre raste janë konfirmuar në bashkinë Malësi e Madhe. Ndërkohë me një tjetër bilanc negativ ka filluar edhe kjo e premte për qytetin e Shkodrës.

Përveç rritjes së rasteve të reja, vijon të rritet numri I viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, një 74 vjeçare e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani, numri I viktimave të koronavirusit është 35. Ndërsa që prej përhapjes së pandemisë, numri I raste aktive është 281 persona. 11 rastet e reja me COVID pozitiv në Shkodër nuk i përkasin një dite të vetme por janë rezultatet që kanë dalë për dy tre ditë sëbashku pasi përgjigjet pasi qytetarët bëjnë tamponin nuk vijnë në mënyrë të menjëhershme.

Ndërkohë raportohet se në 24 orët e fundit në spitalin rajonal të Shkodrës janë kryer 74 vizita urgjente, 22 të dyshuar si pacientë me COVID-19. Numri total në Shkodër it ë prekurve me koronavirus është 507 persona ndërsa të shtruar në spital ndodhen 4 pacientë, 3 nga bashkia Shkodër dhe 1 nga Vau Dejësi. Numri i personave që monitorohen nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe mjeku i familjes është 61 në total.

Sa i përket Pukës janë 83 raste në total me COVID-19 prej të cilëve 5 raste aktive, 5 raste aktive në banesë dhe 76 të shëruar. Në 24 orët e fundit janë monitoruar në total 87 subjekte ndërsa është vendosur një gjobë prej 100 mijë lekë të reja ndaj një subjekti.

Policia nga ana e saj dhe njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka kontrolluar personat e prekur me COVID-19 të cilët rezultojnë se gjendeshin në shtëpi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura.