Gjendja e shatërvanit në qendër të qytetit të Shkodrës po vjen e degradohet çdo ditë e më shumë. Edhe pse e lokalizuar në mes të qytetit dhe përballë bashkisë Shkodër, ajo që ndodh me shatërvanin kohët e fundit nuk ka tërhequr vëmendjen e institucioneve përkatëse.

Pllakat janë thyer ndërsa mungojnë edhe filtrat e ujit duke e kthyer shatërvanin si një kënetë.

Prindërit janë të shqetësuar edhe për mungesën e këndit të lojërave.

Tavolinat dhe stolat, ku të moshuarit kalojnë një pjesë të mirë të ditës janë të amortizuara.

Në shatërvan nuk ka as tualete publike.

Qytetarët i bëjnë thirrje bashkisë Shkodër, të marrë masa për rregullimin e shatërvanit por edhe plotësimin e kërkesave të tjera si këndi i lojërave apo tualetet publike.