Në ditën e fundit ka patur një rënie të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në bashkinë Shkodër. Vetëm tre raste të reja, nga 12 të një ditë më parë u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht janë 350 raste aktive në nivel qarku, një shifër kaq e lartë nuk ishte regjistruar prej më shumë se një muaji pë personat të cilët po luftojnë me virusin COVID-19.

Ndërkohë, 13 prej tyre janë të hospitalizuar. Edhe këtu ka patur një rënie të shifrave, 5 pacientë më pak të hospitalizuar se një ditë më parë. Ndërkohë që ka patur një rritje të ndjeshme të personave të shëruar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri më tani edhe një tjetër person I ka bërë ballë infektimit me koronavirus duke bërë që shifra totale e të rikuperuave të jetë 458 persona.

Si shkak I hetimit epidemiologjik që është bërë në qarkun e Shkodrës nga specialistët dhe epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, që prej përhapjes së pandemisë janë testuar pothuaj 4829 banorë të qarkut Shkodër ndër të cilët kanë rezultuar pozitivë 846 persona që prej përhapjes së pandemisë.