Komedia me titull “Mos më trego përralla” ka ardhur nga Turqia në Shkodër. Me skenar dhe regji të Burak Aksak u shfaq në ekranin e kinema “Millenium” duke sjellë momente argëtimi për të pranishmit në sallë.

Zafer Kiyiçi, drejtor i institutit të kulturës “Yunus Emre” tregon se kjo komedi vjen përherë të parë në Shqipëri dhe pikërisht në këtë qytet, e gjitha kjo për të takuar shkodranët me kinematografinë turke.

“Filmi është një prodhim me skenarist dhe regjisor Burak Aksak në të cilin interpretojnë figura të njohura të kinematografisë turke .

Kjo komedi për herë të parë është shfaqur në perden e bardhë të Turqisë në vitin 2015 dhe besoj se do të jetë dhe shumë argëtuese për publikun shkodran.

Po përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme të takojmë shkodranët më kinematografinë turke dhe shohim që ka interes”.

“Mos më trego përralla” mbante më vete mesazhin e saj se njerëzit duhet të besojnë në përralla , prej së cilës një e tillë e treguar vite më parë u kthye në realitet .

Një histori dashurie e cila kaloi mjaft pengesa dhe përfundoi pikërisht si në përralla, me një fund të lumtur.

Komedia me produksion të qendrës kulturore “Beshiktash” në bashkëpunim me institutin e kulturës “Yunus Emre” solli për publikun shkodran jo vetëm mesazhin e dashurisë por edhe të qeshurat që erdhën nga batutat e aktorëve të cilët interpretuan këtë film kinematografik.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE