Pas 8 muajve ndërprerje për shkak të situatës së pandemisë, rikthehet në Teatrin “Migjeni” shfaqja e teatrit të kukullave. Përralla e njohur e Hans Kristian Andersen, “Gishtëza”, u inskenua nga aktorët e Teatrit “Migjeni” Drande Xhaj, Merita Smaja, Astrit Fani, Marviks Shantoja dhe Gjovalin Kolaj.

Spektatorët e asaj që mund të quhet një “premierë e mbyllur”, ishin fëmijët e punonjësve të teatrit dhe të gazetarëve të Shkodrës kjo është për shkak të kushtëzimit nga COVID-19.

Pjesa “Gishtëza” u përzgjodh nga vetë fëmijët. Gjatë shfaqjes së saj, vogëlushët ndoqën me dëshirë fotografitë me personazhet e përrallës duke kaluar disa momente ndryshe nga përditshmëria e tyre.