AUTORËT ARRATISEN NË KËMBË, KAPEN NGA PATRULLA E POLICISË. Një tentativë grabitjeje të një argjendarie është shënuar paraditen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës, pikërisht në lagjen Rus të këtij qytetit. Dy të rinjë të cilët janë arrestuar menjëherë nga policia.

Të rinjtë A.K dhe E.U pasi janë future në argjendari kanë tentuar të godasin me karrige shitësen dhe kanë mundur të marrin një sasi parash si dhe bizhuteri nga argjendaria, ndërsa janë larguar në këmbë. Pikërisht largimi i tyre në këmbë ka bërë që ato të arrestohen. Fatmirësisht për të ndalur këtë grabitje ka kaluar aty pranë një patrullë policie që ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Në fakt kjo lagje në Shkodër dhe shumë Argjendari janë bërë disa herë pre e grabitësve ku në të shumtën e rasteve janë larguar pa asnjë problem. Ndërsa e kundërta ka ndodhur në këtë rast ku është shmangur kështu grabitja e radhës.

 

 

 

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/LTI6QfVaXnc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODËR, VETËVRITET 55 VJEÇARI
Artikulli tjetërASFIKSOHET 60 VJEÇARJA, NDËRHYRJA E SHPEJTË I SHPËTON JETËN