Shkolla e mesme “28 Nëntori” ka shfaqur dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” si pjesë e festivalit teatror që ka nisur në teatrin “Migjeni” në Shkodër me shkollat e mesme.

Fillimisht drejtorja e teatrit Rita Gjeka dha një mesazh për të rinjtë e pranishëm si spektatorë në sallë.

Vetë nxënësit që luajtën në dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” nuk fshehën emocionet.

Regjisore e kësaj drame për shkollën “28 Nëntori” ishte aktorja e teatrit “Migjeni” Rajmonda Marko…

Në ditët në vijim do të jenë edhe shkolla të tjera që do të marrin pjesë në këtë festival teatror në Shkodër.