Shkodra vazhdon të jetë një ndër qarqet më të prekura nga COVID-19. Ndërkohë sa i përket testimeve të bëra dy ditët e fundit akoma nuk kanë mbërritur përgjigjet e 21 tamponëve të marrë tek personat e dyshuar. Fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një pacient ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet fjalë për një 81 vjeçar nga Shkodra i cili ishte i shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh në gjendje të rënduar. Deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi është dhjetë. Ndërkohë, numri i rasteve pozitive deri më tani në qarkun Shkodër është 435 persona ndër të cilët 173 janë raste aktive.

Ndërsa po vazhdon hetimi epidemiologjik i personave të dyshuar si të prekur me COVID-19. Ndërkohë qytetarët këshillohen nga mjekët vazhdimisht që të zbatojnë rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë si dhe të shmangin grumbullimet.