Ky është Erjon Sherri, 15 vjeçari tetraplegjik nga fshati Bardhaj, i cili prej 15 vitesh nuk lëviz nga shtrati.

Ai është fëmija më i vogël i familjes dhe për të kujdesen vetëm 2 prindërit e tij të moshuar e me shumë probleme shëndetësore.

Duke marrë shkas nga vështirësite e prindërve për t’u kujdesur çdo ditë për erjonin, shoqata e tetra dhe para plegjikëve në qytetin e Shkodrës përmes bashkëpunimit me donator në Amerikë i siguroi Erjonit një karrige ndryshe e cila e ndihmon 15-vjeçarin të ngrihet nga shtrati në mënyrë mekanike.

Tonine Sherri, mamaja e Erjonit, teksa falenderon donatorët tregon vështirësitë më të cilat djali i saj përballet çdo ditë

Tashmë, me ardhjen e stinës së pranverës dhe përmes karriges inovatore që i mundëson të ngrihet nga shtrati, Erjoni mund të shijojë rrezet e ngrohta të diellit jashtë mureve të dhomës ku qëndron prej vitesh.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTIVALI I SHAHUT “ÇESK JUBANI”
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMB ME GOGA BASKET NË TRANSFERTË