Bashkia Shkodër ka organizuar mbrëmjen e dhënies së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit në 2018-ën në Shkodër. Ky aktivitet u organizua në hollin e bashkisë Shkodër.

Pas dhënies së çmimeve për sportistët, trajnerët dhe disa figura të sportit shefi i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi tha se Shkodra vijon të prodhojë rezultate të larta në sporte të ndryshëm.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se kjo mbrëmje është një respekt për kontributin e të gjithë trajnerëve dhe sportistëve.
Kryebashkiakja ka një urim edhe për gazetarët sportiv dhe mediat.

Gjatë mbrëmjes 10 sportistët më të mirë të vitit u shpallën në atletikë Franko Burraj, në xhudo Roland Vasia, në volejboll Tuad Drinazi, në gjimnastikë Oneda Reçi, në futboll femra Megi Doçi dhe braziliani Zhunjor tek meshkujt, në basketboll femra Ingrid Dashja dhe në volejboll femra Amela Qërshia, në çiklizëm Bruno Kola, në basketboll Dodë Lekndreaj dhe në mundje Kristjan Fiku.

Çmime u dhanë edhe për sportistët e rinj më të mirë dhe ata janë Izabela Dodani në volejboll, Klea Verri në basketboll, Heldi Valikaj në atletikë, Saimir Lagjia në peshëngritje dhe Etore Marku në basketboll.

Trajnerët më të mirë janë Leonat Kola në çiklizëm, Bruno Rrotani në atletikë dhe Ermal Kraja në volejbollin e meshkujve.

Mbrëmja pati edhe disa çmime mirënjohja e bashkisë Shkodër për figura të shquara si Brahim Sykja në çiklizëm, Alfred Bardeli në mundje, Xhino Mjeda dhe Refik Vorfa në basketboll dhe Selami Dani në futboll.

Pjesë e mbrëmjes si të ftuar për të dhënë çmimet ishin edhe shumë figura të njohura të sportit shkodran.

Artikulli paraprakSHKOLLA E MUZIKES PËRMBYLL AKTIVITETET
Artikulli tjetërQENDRA KOMUNITARE MULTIFUNKSIONALE, HAPET MENSA