Një ekspozitë është hapur në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës nga fotografi Claus Eckhard Kraemer. Kjo ekspozitë me fotografi u quajt “Time Spirit” ose “Shpirti i Kohës” në gjuhën shqipe. Përpara se të flasë për ekspozitën gjermani tha se është një mbështetës i madh i Shqipërisë.

Jam një mbështetës shumë i madh i Shqipërisë. Unë vlerësoj shumë rininë shqiptare të cilët këmbngulin fort për t’ia arritur qëllimeve dhe janë shumë mirë të edukuar.

Shqipëria është e hapur ndaj botës dhe njerëzit janë të europianizuar goxha. Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe duke qenë se jam i angazhuar edhe politikisht në kauza të ndryshme them se Europa dhe Gjermania janë gati për ta mirëpritur Shqipërinë”.

I pyetur për interesin ose jo që të rinjtë kanë për artin, gjermani Kraemer tha se në Shkodër vërejti se të rinjtë janë të lidhur me kulturën.

Nganjëherë në botën tonë të rrëmujshme arti lihet shumë pas dore dhe njerëzit ka raste kur nuk kanë interes por në momentin që e sheh veten para një arti të vërtetë është diçka e bukur dhe ke një lloj përjetimi që të jep një katarsis shpirtëror të nevojshëm. Ajo që them unë është që ta sjellim vëmendjen e të rinjve këtu dhe besoj që në Shkodër të rinjtë janë të lidhur goxha me kulturën.

Kam një perspektivë shumë miqësore dhe shumë të hapur për shoqërinë shqiptare dhe e shoh vendin tuaj si një vlerë të shtuar nesër në BE sepse është një shoqëri që po zhvillohet shpejt dhe gjithë njerëzit intiligjentë dhe punëtor do jenë një forcë për Shqipërinë”.

Sa i përket ekspozitës, duke qenë se Kraemer është edhe gazetar thotë se nuk e ka menduar më parë nëse në botën e artit ka përdorur natyrën e një gazetari ndërsa tregon mesazhin e disa prej fotografive të tij.

“Nuk e kisha menduar më parë por them se janë disa piktura për të cilat mund të them se janë gazetari për shkak se duan të japin një mesazh dhe ky mesazh lidhet me rolin dhe pozicionin që femra ka në shoqërinë shqiptare.

Tre nga pikturat e ekspozitës i kam emërtuar ‘Dashuri e Pafytyrë’ dhe flasin për problemet dhe vështirësitë që hasin dhe objektivizimin e femrës në aspekte të ndryshme dhe me perspektivë gjinore” .

Ekspozita “Shpirti i Kohës” në qendrën rinore Arka do të qëndrojë e hapur deri më 21 shtator për të gjithë ata që kanë dëshirë ta shijojnë.

Artikulli paraprakSHKOLLA E FOTOGRAFISË “ART HOUSE SCHOOL” NË VITIN E TRETË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, PRISHTINA-VLLAZNIA 90-59, TAKIM MIQËSOR