Grupi i 13 punëtorëve të ardhur nga Mali i Zi të cilët kishin shkuar atje për të punuar në qytetin shqiptar të Tuzit tashmë janë drejtuar qyteteve të tyre. Fakti që në Tuz kanë rezultuar 15 persona me COVID-19 ka bërë që të merren masa drastike duke izoluar totalisht atë qytet.

Në këtë mënyrë punëtorët janë detyruar të vijnë drejt Shqipërisë. Nga Tuzi në doganën e Hanit të Hotit kanë udhëtuar në këmbë dhe pastaj nga atje deri në qendër të qytetit i ka marrë një makinë rasti. Për më shumë se katër orë nuk gjetën një zgjidhje.

Apeli i këtyre qyteravë shqiptar ishte vetëm që t’u gjendet një zgjidhje për të shkuar në shtëpitë e tyre por pasi ky problem i këtyre 13 shtetasve u bë i ditur në media, atëherë një shofer nga Shkodra doli vullnetar për t’i dërguar këta punëtor nga Shkodra drejt Tiranës dhe Durrësit ndërsa policia i dha autorizimin këtij shoferi për të lëvizur drejt këtyre qyteteve.