Nga data 21 Prill e deri me 10 Maj fermerët e interesuar të qarkut të Shkodrës mund të aplikojnë për të përfituar subvencione nga skema e re mbështetëse për vitin 2019 Drejtori rajonal i agjencisë të eksensionit bujqësor në Shkodër Mustaf Kraja ka inkurajuar fermerët që të aplikojnë për masa direkte me 0 kosto

Kraja bëri të ditur edhe ndryshimet e kësaj skeme në krahasim me vitin që lamë pas që konsistojnë në disa pika

Për herë të parë këtë vit qarku I Shkodrës do të ketë 2 Agropika, e cila ofron shërbime tek fermerët, informacion për aplikime, akses në financë, mbështetje me ekstension dhe shërbime të tjera bën të ditur drejtori Kraja

Aplikimet për të gjithë fermerët do të fillojnë me datë 21 Prill , ndaj Drejtoria Rajonale e Eksensionit Bujqësor iu bën thirrje të shfrytëzojnë këtë kohë e jo ti lënë për në momentet e fundit