Këtë të enjte në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër është zhvilluar Kampionati i Ping pongut. Ky aktivitet, edhe këtë vit ka përfshirë 32 shkollat 9-vjeçare në qarkun Shkodër, ku secila shkollë përfaqësohet nga 2 djem dhe 2 vajza.

Agim Trashani, përgjegjës i Sportit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve thotë se këtë vit ka një rritje numrit të vajzave që luajnë këtë lojë.

Këtë të enjte pjesëmarrës ishin vajzat e shkollave të qarkut Shkodër, ndërsa të premten do të jetë rradha e djemve që do të ndeshen mes njeri-tjetrit.