Në mjediset e departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua trajnimi i dytë i ciklit të seminareve me temë “Të zhvillosh mendësinë investigative në epokën dixhitale”.

Micheal Alexander, Këshilltar Ndërkombëtar për Mediat dhe referues në këtë projekt shprehet se puna me studentët në qytetin e Shkodrës është productive dhe se gazetaria investigative në Shqipëri vazhdon të shfaqë problematika të shumta.

Michael Alexander bën të ditur se shkaku i vetëm pse gazetaria investigative vazhdon shfaqë probleme në Shqipëri është fakti se institucionet nuk bëjnë publik infromacionin që kanë.

Ky trajnim është pjesë e projektit “Drejtësi për të gjithë”, i iniciuar nga USAID dhe synon të mbështesë transparencën e gjykatave, përmes pushtetit të medias.

Projekti ka përfshirë një numër të konsiderueshëm të studentëve të cilët edhe pse vazhdojnë bojkotin e mësimit prej 1 muaji, nuk e humbën mundësinë të jenë pjesë e këtij trajnimi me rëndësi në formimin e tyre profesional.