Edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë protestuar kundër ministrisë së arsimit duke kërkuar plotësimin e katër kërkesave që ata kanë.

Rreth 200 studentë u mblodhën përpara rektoratit të universitetit duke protestuar.

Gjatë ditës së sotme studentja e drejtësisë Melisa Braci, dha dorëheqjen nga Këshilli Studentor duke thënë se është ndjerë e intimiduar dhe duke treguar arsyet e tjera.

Një pjesë e studentëve kanë bojkotuar procesin mësimor gjatë ditës së sotme në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ditën e nesërme në Shkodër pritet që të ketë një protestë edhe më të madhe të studentëve.